AKTUALITET, 14 Nëntor 2024, 11:54

PD kërkon Ramën si dëshmitar te Komisioni Hetimor për Sterilizimin, Korreshi tallet: Aman zonja kryetare, kam një mandat që s'e kam parë!

PD kërkon Ramën si dëshmitar te Komisioni Hetimor për

Deputetët demokratë Xhelal Mziu dhe Dhurata Çupi kërkuan në sallën e parlamentit thirrjen e Edi Ramës si dëshmitar në komisionin hetimor të shëndetësisë. Më tej ata kërkuan shtyrjen e afatit të këtij komisioni që përfundon sot, pasi 6 muaj nuk mjaftuan.

Mziu: U bojkotua komisioni. Mazhoranca deri mbrëmë në 3 të natës ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve dhe eksponentëve të PD dhe së dyti kanë patur propagandës që koncesionet janë histori suksesi. Këtë të dytën sepse koncesionet korruptive të shëndetësisë, mbaruan afatin ligjor në 20205. Po përgatitet terreni që kjo aferë të riciklohet për 10 vite. Si mund të mbarosh brenda 6 muajsh kur 24 deputetë të PD u përjashtuan. Si ta mbyllnin kur nuk kanë ardhur përfituesit, 3 italianët që nuk zbatojnë ligjet shqiptare. Administratorët shkojnë marrin raport. Nuk ka ardhur për dëshmi Vilma Nushi, nuk ka ardhur për të dëshmuar përfituesi kryesor kryeministri i Shqipërisë. Nuk flet Ilir Beqaj që erdhi me power point. Qëllimi kryesor ka qenë hetimi i çështjes dhe përgatitja e raportit final. Kërkoj  të miratohet zgjatja e afatit deri në marrjen e dëshmitarit.

Çupi: duhet të jepni llogari për komisionin hetimor të shëndetësisë. Jeni kryetare e parlamentit, do duhet të jepni llogari pse kryeministri nuk jep llogari të dëshmoj. Rama shkon jashtë u qahet ndërkombëtarëve pse nuk e dëgjojnë liderat botërorë. Zonja kryetare thirre dëshmitarin Rama të dëshmojë në komision. Kolegët që vijnë e ikin me pranga, askush nuk mban përgjegjësi. Fiks si para 90, i mbani dhe i çoni në pranga. Pse zoti Rama nuk dëshmon në komision.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi kërkoi me humor që Spiropali të thërrasë në hetimorin e shëndetësisë kryeministrin Edi Rama që të dëshmojë.

'Kam një mandat të tërë se kam parë një herë. Aman të marrim një çik eksperiencë si të vijmë në pushtet. Aman me zonjën Vilma të mësojmë si kalohet nga duhani tek check up. Ta mësojnë dhe të tjerët, ekonomistët këto që janë shqetësuar për klimën e biznesit. Faleminderit që na nise për 40 ditë me pushime. Të shtysh dhe një çikë atë komision. Një lutje nga një fshatar i thjeshtë nga Lushnja. Mirupafshim.'

Deputeti Petro Koçi mori fjalën në foltoren e Kuvendit ku u shpreh kundër këkresës së opozitës për shtyrje të afatit të hetimorit të shëndetësisë. Më tej akuzoi opozitën për trajtimin çnjerëzor të dëshmitarit Beqaj në dy ditë.

'Koha e devizës e komunizmit që ra në '97-ën se humanizmi është intolerant ndaj armikut ka përfunduar. E papranueshme fyerja e dinjitetit të dëshmitarit që thirrëm. Nivel i akuzës ishte përtokë. Mjerë Shqipëria nëse SPAK do kishte nivelin hetimor të komisionit që mbyll punimet sot. mjerë akuza dhe korrupsioni me standardet jo profesionale që u menaxhua nga kryeprokurorja. Keni dështuar dhe është i juaji. Dështuar me sukses. Kur e patë që do dështonit sërish vendosët të mos bëni dëgjesa me asnjë dëshmitar. Keni 3 ditë resht që bëni konferenca shtypi. Deri mbrëmë vetëm një njeri ju dëgjonte. Shumëzoni sa kulla ka ndërtuar dhe sa kate ka në secilën kullë.'