AKTUALITET, 14 Nëntor 2024, 09:32

Detaje të reja/ Autorët e kanë gjurmuar derisa e gjetën vetëm, e pritën derisa doli jashtë pallatit. Si ndodhi atentati ndaj biznesmenit!

Detaje të reja/ Autorët e kanë gjurmuar derisa e gjetën

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Eduard Reci.

Biznesmeni Eduart Reci ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me plumb në kokë, duke forcuar dyshimet se e kane autoret e kane gjurmuar Reçin ne te gjitha levizjet e tij..

Raportohet se atentatorët kanë pritur momentin derisa 52-vjeçari ka dalë jashtë apartamentit të tij që ndodhej në rrugën “Faik Konica” dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Viktima ishte jashtë pallatit ku banonte kur u qëllua me plumb në kokë. Ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur është qëlluar, por jo autorët e krimit.

Dyshohet se atentatorët kanë qenë në distancë nga viktima. Raportohet se 52-vjeçari nga Dibra ishte biznesmen në fushën e ndërtimit dhe kishte dy fëmijë.

Familjarët e tij kanë deklaruar se biznesmeni nuk ka pasur konflikte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në kryeqytet dhe 52-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën mëngjesin e sotëm (14 Nëntor).