TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një pushimi, mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ka nisur sërish. Prej 12 orësh PD e PS vijojnë me të njëjtat debate. Opozita kërkon në komision dëshminë e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit.
“Jemi të prerë, të qartë që do zbatojmë vetëm interesin publik. Jo 11 orë e 12 orë, po aq kohë sa të jetë e nevojshme për ta kthyer këtë komision në ligjshmëri.
Edi Rama ka ardhur në këtë sallë dhe ka dhënë llogari, është përgjigjur edhe duke u shmangur, për aferën e inceneratorëve”, tha deputetja Ina Zhupa. Ndërkohë, dëshmia e Ilir Beqajt ka mbetur peng.
Ndërkohë nuk ka filluar ende dëshmia e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili mbërriti nga Burgu në Kuvend në orën 10:30 minuta. Prej 12 orësh Ilir Beqaj vijon të qëndrojë në korridorin e kryesisë së Kuvendit në pritje për të dhënë dëshminë.
Dje nuk e lanë të jepte dëshmi me Poëer Point prandaj Beqaj ka sjellë fotografi të printuara ku tregojnë foto të spitaleve dhe sallave para vitit 2013.
PD këmbëngul tek thirrja e Ramës si dëshmitar dhe kërkon zgjatjen e afatit të këtij komision. Deputetja demokrate Ina Zhupa tha se do ta bëjë këtë kërkesë sot pasdite në mbledhjen e konferencës së kryetarëve.
"Pa dëshminë e Edi Ramës nuk duhet të mbyllet komisioni" tha Edmond Spaho.
Beqaj u paraqit sot në Kuvend në orën 10:30. Ai u tregua i kujdesshëm që prangat të cilat i rrethonin duart, t’i mbulonte me xhaketë për t’i shpëtuar syrit të medias.
Beqaj ndodhet në paraburgim pasi po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest me burg' për abuzim me fondet e Bashkimit Europian në SASPAC ndërsa për koncesionin e sterilizimit ai po hetohet nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje'