AKTUALITET, 22 Maj 2026, 13:24

Operacioni/ Kishte humbur kontaktet me familjen prej dy ditësh, gjendet i moshuari në Devoll

Operacioni/ Kishte humbur kontaktet me familjen prej dy ditësh, gjendet i

Ditën e sotme, pas një operacioni kërkimi nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë Devoll, në bashkëpunim me komisariatin e policisë Devoll, u bë e mundur gjetja e një të moshuari i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët.

I moshuari me iniciale N.B. vuante nga probleme shëndetësore (demencë) dhe ishte larguar nga banesa. Sot, forcat e zjarrfikëses së bashkisë Devoll zhvilluan një operacion të gjerë kërkimi në zonë, së bashku me policinë, ku fatmirësisht i moshuari u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai u dërgua në spitalin e Bilishtit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, për shkak të lodhjes dhe qëndrimit jashtë gjatë këtyre dy ditëve.