AKTUALITET, 28 Prill 2025, 12:43

Dosja 'Partizani'/ GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

Dosja 'Partizani'/ GJKKO rrëzon kërkesën e

GJKKO ka rrëzuar kërkesat për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga çështja ‘Partizani’. Kërkesa e avokatëve të Berishës dhe Malltezit u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.

I hapet rrugë vendimit për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së aferës Partizani më datë 5 maj.

Njoftimi nga GJKKO

Janë paraqitur katër kërkesa. Nga gjykata është vendosur si më poshtë:

1. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, paraqitur nëpërmjet mbrojtësve, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.

2. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses shoqërisë tregtare “Homeplan” sh.p.k, paraqitur nëpërmjet avokatit, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.

3. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Jamarbër Malltezi.

4. Shpalljen e papranueshme të kërkesës së kërkueses Andia Pustina.