AKTUALITET, 18 Maj 2023, 10:39

Vendimi i SPAK për Kokën dhe Bllakon, avokati: Është skandal, i kanë 4-fishuar dënimet

Vendimi i SPAK për Kokën dhe Bllakon, avokati: Është

Avokati i Lefter Kokës, Saimir Visha e quan skandaloze vendimin e SPAK për dënimin e klientit të tij. Për mediat, ai u shpreh se ky vendim është marrë për shkak të presionit politik. Më tej, ai shton se vendimi është i padrejtë, madje thotë se dënimi është katërfishuar.

"Ka shumë qëndrime të ndryshme. Këtu në këtë gjykatë janë gjykuar më dhjetra të akuzuar, për këtë vepër penale ka kaluar në ekstremitet. Për mendimin tim kjo është skandal.

Më qindra çështje i kanë kaluar SPAK-ut për shpërdorim detyre, dhe janë anashkaluar. Kjo ka ndodhur për shkak të presionit politik.

Shpresojmë që prokuroria ta rishikojë çështjen sepse këto vendime janë katërfishuar, dhe janë të padrejta"- tha Visha për gazetarët.