AKTUALITET, 25 Qershor 2025, 22:16

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027", Rama jep lajmin dhe publikon albumin nga Haga

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë

Në vitin 2027, për herë të parë, do të mbahet në Tiranë, Samiti i NATO-s.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, nga Haga (Holandë) ku edhe u zhvilluan sot punimet e samitit të nivelit të lartë të NATO-s me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës.

“Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

I pranishëm në punimet e këtij samiti, Kryeministri Edi Rama ndau edhe momente nga ceremonia e mikpritjes zyrtare nga Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe Dick Schoof, kryeministër i Mbretërisë së Holandës.

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë

Po ashtu, Rama ndau pamje nga fotoja familjare përkrah liderëve botërorë, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan etj.

Krerët e NATO-s u mblodhën për të trajtuar një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca.

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë

Në deklaratën e lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që morën pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Hagë, u riafirmua angazhimi i palëkundur për mbrojtjen për mbrojtjen kolektive, siç përcaktohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit – se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve.

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë

Tjetër pikë e deklaratës ishte edhe bashkimi përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, në veçanti kërcënimit afatgjatë të paraqitur nga Rusia për sigurinë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes.

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë

Krerët e shteteve riafirmuan angazhimin e përbashkët për të zgjeruar me shpejtësi bashkëpunimin industrial të mbrojtjes transatlantik dhe për të shfrytëzuar teknologjinë në zhvillim dhe frymën e inovacionit për të avancuar sigurinë tonë kolektive.

Samiti i ardhshëm i NATO-së do të zhvillohet në Turqi në vitin 2026 e më pas në vitin 2027 do të zhvillohet në Shqipëri.