BOTA, 6 Nëntor 2024, 06:41

Donald Trump fiton një tjetër shtet kyç, një hap më pranë Presidencës

Donald Trump fiton një tjetër shtet kyç, një hap më

Pas Karolinës së Veriut, Trump fiton një tjetër nga shtetet kyçe, atë të Xhorxhias. 

Trump po udhëheq në shumicën e shteteve kyçe, përfshirë edhe Pensilvaninë, që Kamala Harris shpresonte ta fitonte. Ende nuk ka një fitues të përcaktuar për Pensilvaninë, por nëse Trump do ta fitojë edhe atë, ai do të jetë Presidenti i ardhshëm. 

Rruga e Harris drejt Presidencës tashmë duket jashtëzakonisht e ngushtë, ndërsa për rivalin e saj Trump, pamja është mjaft optimiste.