BOTA, 6 Nëntor 2024, 05:33

Donald Trump fiton Karolinën e Veriut, një nga shtetet kyçe

Donald Trump fiton Karolinën e Veriut, një nga shtetet kyçe

Donald Trump fiton Karolinën e Veriut, një nga shtetet kyçe në zgjedhjet në SHBA. 

Ekipi i Kamala Harris shpresoi deri në fund se zv.presidentja mund të arrinte ta fitonte këtë shtet, por pa sukses. 

Hera e fundit që demokratët fituan në Karolinën e Veriut, ishte në vitin 2008 me Presidentin Obama. 

Humbja e këtij shteti e ngushton rrugën e mundshme të Harris drejt fitores, duke sjellë më shumë mundësi për Trump, i cili duket se po performon mjaft mirë edhe në shtete të tjera kyçe.