TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shkarkuar nga detyra ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, pasi sipas mediave izraelite kishte një mungesë besimi mes kryeministrit dhe ministrit.
Netanyhahu tha se kishte një hendek midis të dyve lidhur me menaxhimin e luftërave.
Bëhet me dije se Yoav Gallant do të zëvendësohet nga Israel Katz, i cili ka qenë ministër i Jashtëm i Izraelit.
‘Fatkeqësisht edhe pse në muajt e parë të luftës ka pasur besim dhe shumë punë të frytshme, në muajt e fundit ai besim u prish mes meje dhe ministrit të Mbrojtjes’, tha Netanyahu.
"Kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të kapërcyer këto boshllëqe, por ato vetëm sa u zgjeruan. Këto çështje madje arritën në opinion në mënyrë të papranueshme dhe, më e keqja, u bënë të njohura për armiqtë tanë, të cilët u gëzuan dhe përfituan prej saj," tha ai.
Netanyahu vuri në dukje se shumica e anëtarëve të qeverisë pajtohen me të.
Nga ana e tij në deklaratën e tij të parë, Yoav Galand deklaroi se "siguria e shtetit të Izraelit ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë misioni im i jetës".