BOTA, 5 Nëntor 2024, 21:18

Në pritje të rezultatit/ Media amerikane: Elon Musk do të jetë me Trump natën e zgjedhjeve

Në pritje të rezultatit/ Media amerikane: Elon Musk do të

New York Times ka zbuluar se Elon Musk , themeluesi miliarder i Tesla, do të kalojë natën e zgjedhjeve në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago.

Kjo, shpjegon gazeta amerikane, do t'i japë ish-presidentit amerikan "qasje të drejtpërdrejtë me personin që kontrollon një nga platformat kryesore të informacionit”.

Fushata e ish-presidentit po organizon një festë në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago dhe Palm Beach Club për mbështetësit.

Nuk është e qartë nëse Trump dhe Musk do të marrin pjesë në festime, por burime thonë se dyshja do të jenë bashkë.