AKTUALITET, 14 Shkurt 2024, 16:16

Do të firmosen në prani të Blinken/ Zbulohen marrëveshjet që sekretari amerikan do të nënshkruajë në Tiranë

Do të firmosen në prani të Blinken/ Zbulohen marrëveshjet

Miratohet në parim memorandumi me Shqipërisë dhe SHBA, marrëveshje që duket se do të firmoset nesër mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken.

Vendim për miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU