AKTUALITET, 14 Shkurt 2024, 15:25

“Më ndihmo, ose do të ketë gjakderdhje”/ Akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes të renë, ja si kërcënonte mjekun Altin Çoku

“Më ndihmo, ose do të ketë gjakderdhje”/ Akuzohet se

Nesër në Gjykatën e Tiranës pritet të dalë për masë siguri Altin Çoku, i cili akuzohet për shtyrje drejt vetëvrasjes së një 27-vjeçareje, së cilës i kishte postuar disa foto intime në rrjetet sociale.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Çokun. Në një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Çoku rezulton i dënuar me burg për kanosje nga një mjeku, të cilin e kishte kërcënuar me jetë.

Sipas dosjes, në telefonin e mjekut janë gjetur mesazhe kërcënuese të dërguara nga Altin Çoku, përmbajtja e të cilave është përshkruar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, objekt ankimi.

“Gëzim un jam në hall dhe me ndihmo po deshtë me i marr lekët tuja, dhe nëse nuk do me pas gjakderdhje. Unë për 5 minuta jam dhe vet aty Gëzim me ndihmo të lutem deri nesër…”, është mesazhi kërcënues që Çoku i ka dërguar mjekut.