AKTUALITET, 14 Shkurt 2024, 12:12

“Mirëserdhe zoti Blinken”, shpaloset posteri gjigand në Tiranë, bulevardi kryesor mbushet me flamujt e SHBA-së

“Mirëserdhe zoti Blinken”, shpaloset posteri gjigand në

Në Tiranë kanë nisur përgatitjet për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blninken. Në kryeqytet kanë filluar edhe përgatitjet, ku bulevardi kryesor “Dëshmorët e Kombit” është dekoruar me flamurin amerikan.

Ndërkohë në fasadën e Jashtme të Universitetit të Inxhinierisë, është varur një banderolë e madhe ku shihet fotoja e zyrtarit amerikan.

“Mirëserdhe zoti Blinken”, shkruhet në posterin e madh.

Blinken do të qëndroje në Shqipëri që nga ora 11:00 paradite deri në 7-8 në mbrëmje dhe gjatë vizitës do të ketë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe me Kryeministrin Edi Rama, si edhe do të dalë para medias me kreun e qeverisë shqiptare.

Ish-ambasadorja Kim tha gjithashtu se Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Kujtojmë qe zëdhënësi i DASH, Miller Matthew tha se vizita e Blinken në Shqipëri është e para dhe riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Ai thekson se Shqipëria është partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës.

“Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitetit dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë. Shqipëria ishte një udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020, dhe është një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor” deklaroi Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

“Mirëserdhe zoti Blinken”, shpaloset posteri gjigand në

“Mirëserdhe zoti Blinken”, shpaloset posteri gjigand në

“Mirëserdhe zoti Blinken”, shpaloset posteri gjigand në

“Mirëserdhe zoti Blinken”, shpaloset posteri gjigand në