TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shkëndijë elektrike ka alarmuar nxënësit dhe stafin arsimor tek shkolla 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” mëngjesin e kësaj të mërkure, në Durrës.
Pasi kishte filluar ora e parë e mësimit, mësohet se një neon ndriçimi ka bërë masë në korridorin e shkollës.
Ngjarja shkaktoi panik mes nxënësve, teksa të gjithë dolën jashtë në oborr dhe prindërit të alarmuar pas sinjalizimit të situatës, mbërritën në shkollë për t’i marrë fëmijët drejt shtëpive.
Forcat zjarrfikëse mbërritën në shkollë por nuk pati probleme.
Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme.