AKTUALITET, 14 Shkurt 2024, 14:30

Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për ish-policin, Arbër Paplekaj! Ja arsyeja

Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit 2021.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e prokurorit të çështjes Genti Xholi i cili kërkoi shtyrjen pasi nuk mund të merrte pjesë për arsye familjare.

Seanca e radhës u caktua për më datë 4 mars në orën 09:30.

Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg ish-policin Arbër Paplekaj, për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani.

Me nga 1 vit shërbim prove gjykata dënoi dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Ndërsa 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu u dënuan me nga 16 muaj shërbim prove.