AKTUALITET, 14 Shkurt 2024, 13:05

U plagos me thikë pas një sherri, 40-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

U plagos me thikë pas një sherri, 40-vjeçari ndërron

Ka ndërruar jetë 40-vjeçari me iniciale H.K., i cili u plagos me thikë pas një sherri me një person tjetër në Durrës.

Viktima raportohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi pas një sherri mes 40-vjeçarit dhe shtetasit me iniciale I.K., në lagjen Nr.3.

35-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë në trup shtetasin H.K., i cili nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve.

Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të krimit.