AKTUALITET, 13 Shtator 2025, 13:42

“Policia na tha 'Ia pafshi hajrin'”/ IKMT do t’i shembë banesën, i moshuari: 30 vite ia kam dhënë votën Ramës, të më “pushkatosh” tani është gjynah

“Policia na tha 'Ia pafshi hajrin'”/ IKMT do t’i

Banorët e Valbonës po përballen me aksionin e IKMT-së për shembjen e banesave, që i kanë ndërtuar me mund e me djersë.

Një i moshuar, i cili ngriti banesën para zgjedhjeve, u shpreh se policia pasi kishte parë punimet i tha që “Ia pafshi hajrin”.

I moshuari shtoi se ka 30 vite që ia jep votën Edi Ramës, duke shtuar se "të më pushkatosh tani është gjynah”.

“Policja tha ‘A ke ngatërresë me dikë? Ia pafshi hajrin’. Para votimeve i kemi bërë, 30 vite kam që ia jap votën Edi Ramës, se kam qenë komunist i Enver Hoxhës, dhe tani të më pushkatosh është gjynah”, u shpreh ai.