AKTUALITET, 14 Mars 2024, 21:03

Alfred Lela mohon marrëveshjen Rama-Berisha: Kemi kthim në normalitet, nuk duhet të trembemi

Alfred Lela mohon marrëveshjen Rama-Berisha: Kemi kthim në normalitet,

Emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV po trajton negociatat mes PS-së dhe Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha për të rikthyer normalitetin në Kuvend. Por Alfred Lela, drejtor i Komunikimit te Rithemelimi, mohoi se ka marrëveshje mes dy palëve, por negociata për kthimin në normalitet.

Pjesë nga biseda

Alfred Lela: Nuk ka marëveshje, ka negociatë. Herën e fundit ku isha te ju, ju më gozhduat se ku po shkon aksioni opozitar me zjarrin dhe me këtë strategji. Tani që po ndërron strategjia, thoni pse. Ka dialog.

Ylli Rakipi: Pra ka marrëveshje për dialog?

Alfred Lela: Ka një marrëveshje që është parashkruar se jemi në demokraci. Që opozita do të pranohet. Se ky ishte problemi që opozita nuk pranohej nga ajo që i jepte kushtetuta. Kemi kthim në normalitet. Nuk duhet të trembemi.