AKTUALITET, 29 Nëntor 2021, 10:59

Dita e Çlirimit, Meta uron shqiptarët me këngë partizane: Lavdi dëshmorëve

Dita e Çlirimit, Meta uron shqiptarët me këngë partizane:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar shqiptarët me rastin e 29 nëntorit, Ditës së Çlirimit të vendit.

Pas ceremonisë zyrtare në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, kreu i shtetit, ka publikuar një video me këngë partizane në rrjete sociale, ku mbi të jep mesazhin:

“GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!

Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!”.