AKTUALITET, 28 Nëntor 2021, 21:27

Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga flakët, lëndohet një 16-vjeçare plagoset. Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore

Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga flakët, lëndohet një

Një banesë në fshatin Dervician të Gjirokastrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele. Për pasojë një vajzë 16 vjeçe ka mbetur e lënduar.

Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore. Ndërsa mësohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohja.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.