AKTUALITET, 29 Nëntor 2021, 10:20

Zagrebi ndriçohet “Kuq e Zi” në nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë

Zagrebi ndriçohet “Kuq e Zi” në nder të festës

Edhe Zagrebi është veshur “Kuq e Zi” në nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Një nga shatërvanët në qendër të Zagrebit është ndriçuar kuqezi me rastin e festave kombëtare.

Gjatë ditës së djeshme sheshi Omonia në Greqi dhe ndërtesa më e lartë në botë në Dubai u ndriçuan nga ngjyrat “Kuq e Zi”.

Po ashtu shqiptarët nga e gjithë bota, festuan me flamujt shqiptarë. Në Angli shumë shqiptarë u mblodhën me makina luksoze të veshura me flamurin kuq e zi e festuan në rrugët e Londrës.

Po ashtu edhe në SHBA qindra shqiptarë u bënë bashkë për të festuar ditën e shënuar.

Zagrebi ndriçohet “Kuq e Zi” në nder të festës