AKTUALITET, 28 Nëntor 2021, 23:26

Edi Rama lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për Europën dhe i pari në raport me numrin e popullsisë!

Edi Rama lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për
Edi Rama

Edi Rama rezulton të jetë lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për Europën, gjatë vitit 2021, me 1.3 milionë fansa dhe 19.7 milionë reagime. 

I pari është renditur presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe i dyti është Giuseppe Conte, ish kryeministri i Italisë. 

Rama ka popullaritet mjaft të lartë në Facebook dhe ka lënë pas kryeministra si Johnson, Macron, Orban, Mitsotakis, etj. 

Si lider më i ndjekur në raport me popullsinë e vendeve që përfaqësojnë, Rama renditet në vendin e parë edhe për numrin e fansave dhe për reagimet në Facebook. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rendit i dyti në raport me popullsinë. 

Të dhënat janë analizuar nga Terra Data. 

Kujtojmë se Edi Rama, është mjaft aktiv në Facebook, ku transmetohen të gjitha aktivitetet dhe daljet e tij publike. 

Edi Rama lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për
Fansat në raport me numrin e popullsisë
Edi Rama lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për
Reagimet në raport me numrin e popullsisë
Edi Rama lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për
Renditja