AKTUALITET, 29 Nëntor 2021, 09:24

Moti i keq/ Vlora zgjohet e përmbytur, makinat kalojnë me vështirësi

Moti i keq/ Vlora zgjohet e përmbytur, makinat kalojnë me

Moti i keq në vend ka shkaktuar përmbytje të shumta në disa qytete të vendit.

Qyteti i Vlorës është zgjuar mëngjesin e sotëm me reshje shiu të rëna me intensitet të lartë kanë sjellë problematika në rrugë duke përmbytur disa nga akset rrugore.

Lungomare, zona te Albano dhe Romina , zona te Biblioteka janë disa nga zonat nën pushtetin e shiut mbrëmjen e së dielës.

Disa automjete kanë pësuar defekte në momentin që kanë tentuar të kalojnë rrugën.

Vështirësi kanë hasur dhe kalimtarët pasi trotuaret ishin përmbytur nga uji.