TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhet dinamika e shpërthimit me tritol, ku mbeti i vdekur biznesmeni Armand Nelaj. Trupi i 52-vjeçarit u gjet i dëmtuar rëndë në ujërat pranë portit të qytetit nga dy turistë të huaj që po lundronin me një gomone.
52-vjeçari kishte marrë porosi nga 35-vjeçari Erdian Muho për të hedhur në erë anijen e linjës Sarandë-Korfuz, për arsye konkurrence. Në momentin që Nelaj ishte afër anijes për të montuar lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Welcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin.
“Sasia e eksplozivit do të vendosej në pjesën fundore të tragetit, e lidhur me një aparat celular, në vakum. Autori i cili humbi jetën, nuk kanë llogaritur diçka sipas hetuesve. Në momentin që autori i është afruar anijes, kanë hyrë valët roaming dhe ka ardhur një mesazh në telefon. Kjo ka qenë fatale për Armand Nelaj”, –tha gazetari Eni Ferhati në Euronews.
Më pas, sipas gazetarit, informacionet kanë qenë në rrugë operative, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të të dyshuar si porositës i ngjarjes. Sipas informacioneve që gazetari dispononte ky i fundit ka qenë i angazhuar edhe politikisht në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për Erdion Muhon, i cili është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës. Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar.