AKTUALITET, 29 Korrik 2024, 16:42

Zjarri përfshin malin e Shëngjinit, flakët përhapen ‘frikshëm’ nga era e fuqishme

Zjarri përfshin malin e Shëngjinit, flakët përhapen

Flakët kanë përfshirë një hapësirë me bimësi në veriperëndim të Shëngjinit, në drejtim të zonës së njohur si Rëra e Hedhur.

Mësohet se zjarri në malin e Shëngjinit është favorizuar edhe nga era e fortë, duke u përhapur në dy drejtime, mbi zonën e qytetit dhe nga ana e Rërës së Hedhur.

Sakaq, raportohet se për të vënë në kontroll situatën është kërkuar ndërhyrja me mjete ajrore, për shkak të pyllit të dendur përreth zonës së prekur.