TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy kallëzime në lidhje me grabitjet janë regjistruar brenda pak orësh në Shkodër. Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Shkodrës, A. N., 39 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin, në fshatin Stom Golem.
Ndërkohë një qytetar tjetër me inicialet I. N., 67 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Me datë 28.07.2024, shtetasi A. N., 39 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin, në fshatin Stom Golem. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Me datë 28.07.2024, shtetasi I. N., 67 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën etij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.