TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me misterin mbi zhdukjen e Ervis Martinajt. Ajo tha në “Opinion” se Martinaj kishte shumë armiq të tjerë krahas grupit të Elvis Doçit të vrarë, klanit Duka, Indrit Dokles. Sipas saj, Martinaj kishte patur konflikte të forta me një biznesmen shumë të fuqishëm, i cili po ndërton vila në Gjirin e Lalzit.
“Ka patur konflikte të forta edhe me një biznesmen të fuqishëm që po ndërton vila në Gjirin e Lalzit. Kanë patur probleme parash, që Martinaj ia ka dhënë atij dhe më pas nuk janë marrë vesh. Pastaj u tha se do t’i jepnin vila”, tha Lala.