AKTUALITET, 31 Dhjetor 2022, 09:31

Digjet një automjet gjatë natës në Vlorë

Digjet një automjet gjatë natës në Vlorë

Një automjet ka shpërthyer në flakë gjatë natës në lagjen “Pavarsia 2” në Vlorë.

Policia bën me dije se në një automjet të parkuar, tip “Saab” në pronësi të shtetasit A. H, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik ka marrë Flakë. Si pasojë ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.