AKTUALITET, 30 Dhjetor 2022, 19:24

Fotolajm/ Agron Çela zyrtarizon kalimin te PS, shfaqet në krah të Spiropalit

Fotolajm/ Agron Çela zyrtarizon kalimin te PS, shfaqet në krah

Deputeti i Partisë së Lirisë në Shkodër, Agron Çela, ka konfirmuar lajmin se i është bashkuar Partisë Socialiste, teksa së fundmi ka qarkulluar  një fotot në rrjetet sociale, ku shfaqet krah ministres së PS, Elisa Spiropali.

Pak ditë më parë mësohet se deputeti Çela dhe kreu i qeverisë kanë zhvilluar një takim mes tyre ku edhe është zyrtarizuar bashkimi i tij me PS-në.

Më herët, burimet thanë për BalkanWeb thanë se një prej arsyeve kryesore të braktisjes së Partisë së Lirisë ka të bëjë me pakënaqësitë e tij për koalicionin e kësaj force politike me Partinë Demokratike.

Sakaq, në një prononcim të dhënë për “5pyetjet.al” ai u shpreh ndër të tjera se është shkëputur nga Partia e Lirisë dhe se nuk ka asnjë peng e se ndihet i realizuar.

“Nga Partia e Lirisë jam shkëputur. Nuk kam asnjë peng. Jam i realizuar në çdo gjë. Nuk e di si e ka pritur por u uroj edhe atyre mbarësi”, tha ai.

Në këtë mënyrë në zgjedhjet vendore të 14 majit deputeti Çela do të mbështesë në Shkodër kandidatin e Partisë Socialiste, që siç është përfolur kohët e fundit do të jetë Benet Becin.

Me ardhjen e Agron Çelës, PS-ja në Kuvend bëhet me 74 deputetë dhe koalicioni i majtë së bashku me PSD-në shkon në 78 deputetë.

Në zgjedhjet e 14 majit në Shkodër, përballë Becit do të jetë kryebashkiaku aktual Bardh Spahia, i cili mori mandatin në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022, ndërkohë që ende nuk është bërë e qartë nëse grupimi i Alibeajt do të nxjerrë kandidat.

Fotolajm/ Agron Çela zyrtarizon kalimin te PS, shfaqet në krah