AKTUALITET, 30 Dhjetor 2022, 18:14

Përplasen 4 makina në Shkodër, raportohet për 3 persona të plagosur, njëri shtetas nga Mali i Zi

Përplasen 4 makina në Shkodër, raportohet për 3 persona

Katër makina janë përplasur me njëra – tjetrën në një aksident në rrugën Koplik-Hani i Hotit.

Paraprakisht raportohet se për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona, njëri prej të cilëve dyshohet se është një shtetas nga Mali i Zi.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.