AKTUALITET, 31 Dhjetor 2022, 08:45

Zjarr në një pallat në Tiranë, dërgohen në spital një grua dhe një fëmijë

Zjarr në një pallat në Tiranë, dërgohen në spital

Një panel elektrik në një pallat në rrugën e Elbasanit ka marrë flakë mëngjesin e sotëm.

Për pasojë dy persona, prej të cilëve një grua dhe një i mitur kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Ata janë dërguar me urgjencë në spital ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit.

Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.