AKTUALITET, 25 Nëntor 2023, 09:02

Digjet banesa në Tiranë, humb jetën 57-vjeçari

Digjet banesa në Tiranë, humb jetën 57-vjeçari

Një banesë ka marrë flakë gjatë natës në rrugën Ferit Xhajko.

Mësohet se rreth orës 2:50 një banesë në katin e 5-të ka marrë flakë. Nga zjarri ka humbur jetën 57-vjeçari me iniciale R.D. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.