AKTUALITET, 6 Qershor 2025, 20:03

Mbijetoi i plagosur dy ditë pas aksidentit, policia jep detaje: 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas denoncimit nga familja. I plagosuri i shtruar te Trauma

Mbijetoi i plagosur dy ditë pas aksidentit, policia jep detaje:

Policia e Bulqizës ka dhënë informacion pas gjetjes së një drejtuesi automjeti, të rrëzuar bashkë me mjetin në zallin e Bulqizës, në rrethrrotullimin e Shupenzës.

Sipas policisë, mbrëmjen e së premtes rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

“Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thotë policia.

Më herët u raportuar për gjetjen e personit me shenja jete, nga fëmijët që po laheshin në lumë të cilët lajmëruan më pas banorët e zonës.

Bulqizë/informacion paraprak

Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.