TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vjen reagimi nga policia pas publikimit të një video në një portal, ku djali tërheq zvarrë nënën e tij dhe ofendon.
48-vjeçari, është arrestuar këtë të premte nën akuzën “Dhuna në familje”.
“Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në një portal, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.”, thuhet në njoftimin e policisë.