AKTUALITET, 25 Tetor 2024, 11:48

Trishtuese/ Shuhet në moshën 85 vjeçare Dr.Kola, mjeku fierak që shërbeu për 4 dekada si gjinekolog

Trishtuese/ Shuhet në moshën 85 vjeçare Dr.Kola, mjeku fierak

Mjeku fierak Koli Proko është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare. Dr.Kola siç e thërrisnin të gjithë, ka mbyllur sytë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte pranë vajzave dhe nipërve të tij.

Koli Proko ka lindur më 13 shtator 1939 dhe ka ndërruar jetë dje, më 23 Tetor 2024 në shtetin e Ohio në Amerikë.

Spitali Rajonal i Fierit i dërgon një mesazh ngushëllimi familjes Proko dhe thotë se Dr.Kola ka punuar për rreth katër dekada, duke u shërbyer qytetarëve fierakë nga vitit 1966 deri në vitin 2002, si mjek gjinekolog.

"Per te gjithe koleget edhe te viteve te mevonshme dr. Kola ishte nje mik e nje shok i rralle", shkruan Spitali Rajonal Fier.

Njoftimi nga agjencia e funeralit ne SHBA

Në vitin 2015, Koli Proko u vlerësua nga Bashkia e Fierit me titullin e lartë "Qytetar Nderi", në shenjë vlerësimi plotësisht të merituar dhe si mirënjohje për katër dekadat që ai u shërbeu qytetarëve fierakë. Pacientët e tij janë me mijëra.

"Spitali Rajonal Fier bashkohet me dhimbjen e familjes Proko duke shprehur ngushellime per humbjen jo vetem te te dashurit te tyre, por edhe humbjen  e nje mjeku, nje miku e nje shoku te çmuar", përmbyllet mesazhi i ngushëllimit.

Për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë, familja e mjekut Koli Proko do të presë ngushëllime të premten më datë 25 Tetor nga ora 17:00 - 20:00 dhe të shtunën paradite, më datë 26 Tetor nga ora 10:00 - 12:00 në shtëpinë funerale "Berry McGreevey" me adresë 26691 Detroit Rd, Westlake, Oh 44145.

Pas homazheve të shtunën në mesditë, do të bëhet përcjellja e trupit të Dr.Kolës për në banesën e fundit në "St Joseph Cemeteri", me adresë 32789 Detroit Rd. Avon, Ohio 44011.