AKTUALITET, 24 Tetor 2024, 23:34

“Një pastruese paguan më shumë taksa se milionerët”, Sejamini alarmon për skemën e pensioneve

“Një pastruese paguan më shumë taksa se

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, foli për pensionet. Ai tha se ndryshimet demografike të viteve të fundit e bëjnë të domosdoshëm hartimin e politikave të reja, sepse popullsia e moshuar do të jetë më e madhe se ajo që punon, ndërsa të rinjtë ikin nga vendi.

“Problemi i pensioneve do të bëhet më i madh sepse gjysma e popullsisë është mbi 59 vjeç. Numri i qytetarëve për pensione do të jetë i jashtëzakonshëm. Kjo plakje e popullsisë është shumë alarmante. Skema është e thjeshtë: Këta që punojnë paguajnë për pensionistët.

Sot njerëzit jetojnë më gjatë. Popullsia është plakur sepse njerëzit e rinj po ikin. Më shumë para publike duhet të shkojnë për pensionet që nuk prodhojnë. Këta janë njerëz që edhe nuk punojnë. Kjo ka pasoja te ekonomia.

Nëse këta votojnë në masë për një parti, kjo ka probleme edhe politike. Kemi të bëjmë me një problem me pasoja demografike, ekonomike, sociale dhe politike. Kemi ne një strategji? Me të dhënat e Censusit të fundit duhet ndryshojë modeli ekonomik sepse ka ndryshuar struktura e popullsisë. Duhet një strategji e re. Duhet të kemi politika të reja që marrin parasysh këtë fakt.

Shqipëria është nga vendet që mbledh më pak të ardhura. Mbledh pak. Nuk është problem kjo gjë.

Sot një punonjëse e nivelit të ulët, një pastruese, paguan më shumë taksa se sa milionerët shqiptarë”- tha Sejamini.