AKTUALITET, 1 Qershor 2022, 15:20

SPAK jep pretencën për tetë prej të akuzuarve të operacionit “Shpirti”, ja sa vite burg kërkon

SPAK jep pretencën për tetë prej të akuzuarve të

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë sot pretencën për tetë prej 35 të pandehurve të operacionit “Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik droge.

SPAK ka kërkuar dënimin me burg për tetë të pandehurit e këtij operacioni.

Kujtojmë se në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.

Ja sa vite burg kërkon SPAK për tetë prej të pandehurve:

Ilirjan Duçellari 20 vite
Mariglen Duçellari 18 vite
Aurel kalari 15 vite
Kleo Piro bregu 15 vite
Organ Duçellari 15 vite
Julian Bejdollari 15 vite
Rexhino Muçaj 15 vite
Alban Koshi 15 vite