TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi është përballur në Gjykatë me Ardian Çapjan, të cilin e akuzon si porositësin e vrasjes së babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, në vitin 2012.
I penduari u drejtësisë, i cili dëshmon prej disa orësh në GJKKO, ka ripërsëritur para togave të zeza se ishte Ardian Çapja që e porositi të ekzekutonte baba e bir rreth 10 vite më parë. Ai tregoi se se me Gentian Beqirin është njohur në burgun e Peqinit dhe e ka takuar disa herë në lagje.
Para se të niste fjalën, Ervis Bardhi u kërkoi ndjesë familjarëve të viktimave, në veçanti nënës së Gentianit.
“Para se të filloj, dua t’i kërkoj ndjesë familjes së viktimave, në veçanti nënës. Gentian Beqirin e kam njohur në burgun e Peqinit, më pas në lagje e kam takuar herë pas here me Olsi Leken e Etjen Çanin”, rrëfeu ai, sipas News 24.
Në një moment Ardian Çapja ka reaguar në sallën e gjyqit, duke thënë se i penduari Ervis Bardhi “është gënjeshtar kronik”.