TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Një grusht militantësh janë mbledhur para SPAK në mbështetje të ish-kryeministrit, ndërsa ky i fundit sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani.
"Siç jeni informuar, për 6 ditë më radhë qytetarët e Elbasanit, pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qytetit. Ky krim i rëndë mjedisor, si krimi rëndë ciklik në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni, se i ka shpallur krime të rënda.
Ky mercenar i Ramës ka vendosur institucionin, në funksion fund e krye të partisë së krimit. Të digjet fusha e plehrave në Vlorë, çdo tre muaj, të marrin vlonjatët gjer edhe dioksid, pa diskutuar efektet e mirëfillta kancoregjene, të gjitha këto nuk ekzistojnë se ky është peng i verbër i Ramës dhe Ulsi Manjës.
Ka amnistuar dhe amniston krim monstruoz. Farsa 11 majit, ishte krim universal. Të gjitha, shkeljet e mëdha ligjore, amnistohen nga njeriu që njoftoi Troplinët të largohen pa urdhrit që erdhi nga prokuroria italiane, se është një shërbëtor i tyre", tha Berisha.
Berisha zbuloi edhe mesazhin që ka lënë në SPAK.
“Unë lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon “Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është defakto përgjegjësi kryesore, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri”. Kjo u la në këtë prokurori”, tha Berisha.