TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak ditë pas tragjedisë që shkaktoi dhjetëra viktima, flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë në kujtim të viktimave që humbën jetën pas përplasjes së trenave.
Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Tempe, pranë Larisës. Si pasojë e përplasjes së trenit të udhëtarëve me atë të mallrave humbën jetën 57 persona, mes të cilëve edhe katër shqiptarë.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi dje se viktimat me origjinë shqiptare që humbën jetën në këtë aksident janë Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xholla dhe Klaudia Lata.