AKTUALITET, 5 Mars 2023, 09:52

“Dita e madhe e ndryshimit”- Meta: Më 14 Maj ndëshkim shembullor për Rilindjen. Po varfëron dhe shpopullon Shqipërinë

“Dita e madhe e ndryshimit”- Meta: Më 14 Maj ndëshkim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar 14 Majin si ditën e ndëshkimit shembullor për qeverinë.

Meta thotë se në këtë datë, qytetarëve do u rikthehen të drejtat, liritë, shpresa dhe dëshira për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Postimi:

“14 Maji, dita e ndëshkimit shembullor për “Rilindjen” që varfëron, shpopullon, korrupton dhe që kërkon të zgjedhë edhe opozitën.

14 Maji, dita e madhe e Ndryshimit, që qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve t’u rikthehen të drejtat, liritë, shpresa dhe dëshira për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri”, shkruan Meta.