AKTUALITET, 3 Qershor 2023, 09:24

Detaje/ Vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar brenda një banese në Itali

Detaje/ Vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar brenda një

Një 20-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri brenda një banesë në Ponte dell’Olio ,në provincën e Piacenza.

I riu raportohet se mbeti i plagosur dhe humbi jetën rrugës për në spital. Nuk dihet se kush e ka njoftuar ambulancë që ka mbërritur në vendngjarja, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nuk është mundur të shpëtohet jeta e 20-vjeçarit.

Një person tjetër që ndodhej brenda shtëpisë, qëndroi i bllokuar brenda për disa orë përpara se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.

Ai u vendos në pranga dhe ndodhet në paraburgim. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes.

Burri që ndodhej brenda banesës me viktimë, u izolua brenda banesës në momentin kur mbërriti policia italiane dhe  doli nga shtëpia vetëm në orët e vona të mbrëmjes.