AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 19:26

I dha lirinë Saimir Tahirit, njihuni me gjykatësen e cila vetëm 4 ditë më parë kaloi Vetting-un. Cila ishte “manovra” që ndikoi në vendim

I dha lirinë Saimir Tahirit, njihuni me gjykatësen e cila vetëm 4

Matilda Fetau është gjyqtarja që liroi nga burgu ish-ministrin Saimir Tahiri dhe  vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët.

Vlen të përmendet se Matilda Fetau, vetëm katër ditë më parë ka kaluar Vetting-un. Kujtojmë se një raport mjekësor që vërtetonte se bashkëshortja e Saimir Tahirit është sëmurë dhe për rrjedhojë ka vështirësi në përkujdesjen e fëmijëve ka shpëtuar nga burgu ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Çfarë ndikoi në vendim ishte një manovër e familjes Tahiri që i kishte kaluar fëmijët në kujdestari të Saimir Tahirit, një lëvizje që i dha gjykatës motivin e duhur për ta liruar ish-ministrin nga burgu. Gjykatësja Matilda Fetau ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, Tahiri ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijet.