AKTUALITET, 2 Qershor 2023, 19:38

Lirimi nga burgu i Tahirit dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve, reagon për herë të parë Rama: E kemi hapur vetë këtë kuti Pandore, por...

Lirimi nga burgu i Tahirit dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve,

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë një turi falënderues në Tiranë, ka reaguar për herë të parë për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Rama tha ndër të tjera se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

“Këtu ne kemi hapur vetë këtë kuti të Pandorës sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi duke mbajtur këmbën tek kapaku i kësaj kutie për të vazhduar avazin e sa shekujve ku të pushtetshmit, të fuqishmit apo të mbrojturit e këtij vendi, asnjëherë nuk janë thirrur nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne. 100 herë të kthehesha mbrapa, do të bëja të njëjtën gjë.

Duhet të vazhdojmë në një rrugë me sy mbyllur duke bërë sikur s’kuptojmë ose kush është i joni mund të bëjë çfarë të dojë me ligjin dhe me pasurinë e përbashkët dhe nuk preket. Apo duhet të ndjekim një rrugë tjetër. E kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër dhe në këtë rrugë nuk ka asnjë kthim prapa dhe asnjë kompromis me askënd. Natyrisht që unë personalisht e kam ditur që kjo nuk është një rrugë që do të mbarojë shpejt, rruga e në mandati apo dy mandateve e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë”, tha Rama.