TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-mbështetësja e Sali Berishës, aktivistja Evi Kokalari ka bërë me dije se në 18 qershor nis zyrtarisht takimet për partinë e re Lëvizjen Konservatore Shqiptare.
Përmes jë njoftimi në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se të ftuar do të jenë edhe përfaqësues të partive të djathta europiane si dhe të partisë Republikane në SHBA.
“Të djelën, në 18 Qershor, në orën 12:00 tek Hotel Rogner, Tiranë - fillojmë në mënyrë zyrtare Lëvizjen Konservatore Shqiptare. Kemi të ftuar nga Partitë e djathta europiane dhe nga Partia Republikane Amerikane. Hyrja e lirë por e limituar. Shihemi së shpejti”- shkruan Kokalari.
Formimin e lëvizjes së re brenda spektrit të djathtë, Kokalari e ka njoftuar prej muajsh që pas ‘krisjes’ së raporteve me kreun e Rithemelimit Sali Berisha në momentin që ky i fundit zyrtarizoi bashkëpunimin me partinë e Lirisë, bashkëpunim për të cilin Kokalari ka pasur rezerva të shumta.
Ajo ka akuzuar Berishën se nuk po mban fjalën e dhënë për të bërë reformimin e duhur brenda së djathtës dhe se nuk po ndjek parimet konservatore ashtu siç pati premtuar në fjalimet e tij në foltoret e organizuara në qytete të ndryshme të vendit.