AKTUALITET, 8 Nëntor 2023, 18:58

Detaje tronditëse/ Nëna e lindi në një divan që ndodhej në bodrum, më pas iku dhe e braktisi

Detaje tronditëse/ Nëna e lindi në një divan që ndodhej

Foshnja që u gjet në bodrumin e një pallati në Yzberisht ndodhet në gjendje kritike, është në oksigjen.

Lindja ka ndodhur pikërisht në divanin që ishte në bodrum. Kamera e sigurisë nga jashtë kanë kapur edhe gruan që dyshohet por pamjet nuk janë të qarta. Megjithatë të njëjtat burime zbulojnë se janë pranë gjetjes së nënës që e braktisi.

Kujtojmë që denoncimi për foshnjën e braktisur ka ardhur nga një qytetar i cili ka qenë në garazhd duke pirë cigare.

Ai ka parë që në një cep ishte një foshnjë e mbuluar por nuk e ka verifikuar nëse ishte në jete apo ajo.

Nga ky moment ka njoftuar ambulancën dhe pastaj policinë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marr foshnjën e ka transportuar në spital.