AKTUALITET, 8 Nëntor 2023, 18:37

Aksident i rëndë në Durrës, një i vdekur

Aksident i rëndë në Durrës, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës, me pasojë një të vdekur.

Policia bën me dije se në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.