AKTUALITET, 8 Nëntor 2023, 17:18

Balliu nga njësia 14: Këtu ka vetëm pallate, por jo shkollë për fëmijët e 70 mijë banorëve, SPAK të hetojë Veliajn

Balliu nga njësia 14: Këtu ka vetëm pallate, por jo shkollë

Klevis Balliu, shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, në një deklaratë nga njësia 14 në kryeqytet u shpreh se zona me mbi 70 mijë banorë nuk kanë asnjë shkollë për fëmijët. Duke folur nga zona e re urbane e Tiranës që përfshin Astirin, Kasharin dhe Yzberishtin, Balliu u shpreh se aty ka vetëm palklate, por jo shkolla dhe i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë kryebashkiakun Erion Veliaj për shpërdorim fondesh.

"Veliaj çdo fushatë premton shkolla në këtë zonë, por asgjē nuk ndërtohet përveç pallateve.
70 000 banorë të ksaj zone kanë paguar taksën e infrastrukturës arsimore, por ata nuk kanë shkollë.
Ku kanë shkuar paratë e tyre. SPAK të hetojë shpenzimet e Veliajt"-deklaroi Balliu në njësinë 14, në Tiranë.