TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore në GJKKO për Jamarbër Malltezin, gjyqi është shtyrë. Malltezi kërkoi shuarjen e masës së sigurisë në GJKKO.
Që në nisje të seancës, avokatët e tij kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin e moszbardhjes në kohët të vendimit. Pas kësaj kërkese, është shtyrë edhe seanca.
E njëjta seancë u zhvillua më herët edhe për Sali Berishën. Kujtojmë se Malltezi ndodhet pas hekurave për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.